Populizmi po rrezikon shoqëritë dhe shtetet në rajon

Aktuale

Populizmi po rrezikon shoqëritë dhe shtetet në rajon

Më: 20 qershor 2023 Në ora: 12:29
Debati publik mbi fenomenin dhe rreziqet e politikës populiste në kontekstin e intolerancës etnike

Nënkryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Enver Hoxhaj ka deklaruar se nuk duhet lejuar që situata në veri të vendit t’i shërbejë Albin Kurtit për një fazë të re të populizmit, duke e udhëheq vendin drejt një paqartësie politike, ku nuk dihet se si duket fundi i vitit 2023.

Hoxhaj i bëri këto komente në debatin publik mbi fenomenin dhe rreziqet e politikës populiste në kontekstin e intolerancës etnike, ku tha se Qeveria duhet ta formojë Asociacionin e komunave me shumicë serbe në përputhje me letrën e Mogerinit dhe aktgjykimit të Gjykatës Kushtetuese.

Gjatë këtij debati u tha se populizmi në politikë fillon si një diskurs anti-elitar dhe anti-byrokratik. Në fillim, tingëllon çlirues me premtimin për mbështetje të shpejtë dhe zgjidhje të thjeshta për problemet e qytetarit të rëndomtë. Megjithatë, shembujt në rajon dhe në botë dëshmojnë se fare shpejtë qasjet populiste degradojnë në politikë të frikës dhe thirrje për mobilizim shoqëror përmes mostolerancës etnike dhe shmangien e normave ndërkombëtare të të drejtave dhe lirive të njeriut.

Menaxheri i projekt nga Liberal Democrat Centre, Dukagin Gorani tha se ky është edicioni i parë i një serie debati publik mbi bashkëpunimin rajonal, ku synojnë të bëjmë bashkë, politikanë, drejtues të shoqërisë civile, punonjës të mediave dhe këdo që ka ide dhe që preferon të flasë për zgjidhje dhe jo vetëm për probleme dhe që beson se racionaliteti dhe kompromisi janë virtyte dhe jo dobësi.

Gorani: Bllokimi politik po kërcënon stabilitetin social

“Sot, gjithçka do të jetë për Kosovën dhe Serbinë, dhe vjen në kohët më sfiduese. Bllokimi politik po kërcënon stabilitetin social pasi vendimet e nxituara të lidershipit rrezikojnë të minojnë sigurinë rajonale. Këto janë ditë të vështira dhe megjithatë gjithçka që mund të bëjmë, dhe gjithçka që duhet të bëjmë është të vazhdojmë të flasim me veten dhe me njëri-tjetrin”, tha ai.

Ai shtoi se mendimi dhe veprimi tjetër vazhdueshëm po konsiderohet që është armiqësorë, jopopullor dhe armiqësor.

Gorani: Mendimi dhe veprimi tjetër po konsiderohet jopopullor dhe armiqësor

“Elektorati është më i rëndësishëm se shoqëria, se votat janë më të rëndësishme se ndjenja e komunitetit dhe përbashkësisë dhe se shoqëritë tona gradualisht janë duke u fundosur në një dimension që është i dëmshëm dhe i përballueshëm, meqenëse tashmë nuk është ka lejohet as mendimi tjetër e as veprimi tjetër. Që është e vërteta mendimi dhe veprimi tjetër vazhdueshëm po konsiderohet që është armiqësorë, jopopullor dhe armiqësor”, tha ai.

Përfaqësuesja Speciale e Sekretarit të Përgjithshëm (PSSP) të OKB-së dhe shefja e UNMIK-ut, Caroline Ziadeh ka thënë se si OKB, mbesin të përkushtuar për të luftuar keqinformimin dhe dezinformimin, duke mbështetur një iniciativë të tillë të përbashkët, sepse besojnë se një iniciativë e tillë do të ushqente respektin për të tjerët dhe do të nxiste shprehjen ose divergjencën e pikëpamjeve.

Ziadeh: Kosova dhe rajoni kanë nevojë më shumë se kurrë për zgjidhjen e problemeve

“Mjafton të shikojmë hapësirat e bardha dhe ndonjëherë kaotike të mediave publike sot, veçanërisht mediave sociale për të kuptuar se sa e madhe është nevoja për një diskurs të menduar për të arritur tek njerëzit përndryshe të bombarduar nga paragjykime, të shtrembëruara, urryese dhe gjuhë të tjera thjesht mashtruese. Ky fenomen nuk kufizohet vetëm në Kosovë e as në Ballkan, ky është një problem që prek gjithë botën. Megjithatë, këtu, siç e kemi parë edhe gjatë vetëm disa javëve apo ditëve më parë, rrahjet e vazhdueshme të daulleve 'ne kundër tyre' që çuan vetëm në nxitje sulmesh, mosbesim...Kosova dhe rajoni kanë nevojë më shumë se kurrë dhe janë zgjidhësit e problemeve dhe lidershipi që bashkon zëra të tillë. Ju betohem që unë dhe misioni im dhe të gjithë agjencitë e Kombeve të Bashkuara, do të përkushtohemi në këtë dhe do ta luftojmë çfarëdo diskriminimi, qoftë edhe narracione popullsitë dhe gjuhë të urrejtjes dhe ne do ta bëjmë këtë për sa të jemi këtu së bashku me ju”, tha ajo.

Zoran Ostojiq, gazetar, publicist dhe ish-deputet në Kuvendin e Republikës së Serbisë nëse ndërlidhet popullizmi vetëm për përfitimin e votave, atëherë popullizmi ndërlidhet me demokracinë dhe zgjedhjet e lira, por theksoi se nuk mendon që popullizmi është pasojë e demokracisë.

Ostojiq: Kur përdorën fjalë të urrejtjes vjen deri te dhuna fizike

“Në nivelin global ky popullzim definohet si anti-globalizëm, ideologji anti liberale që e detyron shoqërinë për ndarje për urrejtje dhe kur fillojnë të ofendohen njerëzit në skenën politike dhe në shoqëri të ndahen në tradhtarë, atëherë me atë fjalë të urrejtjes vjen edhe deri te dhuna fizike. Unë mendoj që rruga në drejtim të zvogëlimit të populizmit, e quaj patriotizëm kushtetues. Kjo do të thotë që nuk është patriot ai që nuk kujdeset për popullin e vet. Por kur flitet për popullin, ata kanë dashur ta shpallin popull gjenocidial, është dashur të shpallet shteti e jo populli. E këtu në Kosovë, flitet më shumë për popullin se sa për shtetin, edhe pse jeni shtet i ri, shpesh përmendet shteti por në Serbi konsiderohen patriot ata që kujdesën për popullin e vet dhe jo për shtetin e vet“, tha ai.

Nënkryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Enver Hoxhaj tha se popullzimi në Ballkanin perëndimor është shfaqur si eksport nga perëndimi.

Hoxhaj: Mos të lejojmë që situata në veri të vendit t’i shërbej Kurtit për një fazë të re të popullzimit

Fitorja e zotit Kurti nuk ka qenë asgjë tjetër veç se populizëm, por unë e shtroj pyetjen a është Kosova pas dy viteve më sigurt se sa ka qenë në 2021, a ka Kosova më shumë aleatë se sa ka pas më shumë 2021, a ka Kosova në 2023 më shumë njohje, më shumë anëtarësime ndërkombëtare se sa ka pas në 2019-20, a jetojnë njerëzit më mirë në Kosovë se sa që kanë jetuar në atë kohë dhe të gjitha këto pyetje e kanë përgjigjen jo pak por shumë negative dhe atë që do të duhej të bëjmë ne në Kosovë është që ta kemi një ballafaqim kritik dhe të sillemi si shoqëri kritike në mënyrë të mirëfilltë me të gjitha temat që i kemi në raport edhe me situatën në veri të vendit....t’i zbatojmë obligimet ndërkombëtare që ne i kemi marrë në 2013 sa kemi qenë në qeveri, do të thotë të themelohet Asociacioni i komunave në përputhje me letrën e Mogerinit dhe në përputhje me aktgjykimin e Gjykatës Kushtetuese dhe mos të lejojmë që situata në veri të vendit t’i shërbej Kurtit për një fazë të re të populizmit, duke e udhëheq vendin drejt një paqartësie politike, ku ne nuk e dimë se si duket fundi i vitit 2023”, tha ai.

Në këtë debat u tha se populizmi i Vuçiqit po dëmton vet serbët.

Debati është organizuar nga LIBERAL DEMOCRAT CENTRE në bashkëpunim me Qendrën për Nisma Shoqërore dhe Institutin për Politika Sociale ‘Musine Kokallari’, dhe është i mbështetur në tërësi nga Misioni i Organizatës së Kombeve të Bashkuara në Kosovë – UNMIK.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat