Kadrijaj thotë se sigurimi shëndetësor, dinjiteti në punë dhe mosrespektimi i kontratave po shtyn qytetarët të largohen

Aktuale

Kadrijaj thotë se sigurimi shëndetësor, dinjiteti në punë dhe mosrespektimi i kontratave po shtyn qytetarët të largohen

Më: 20 qershor 2023 Në ora: 12:37
Mustafë Kadrijaj

Sigurimi shëndetësor, dinjiteti në punë dhe mosrespektimi i kontratave në punë, sipas ekonomistit Mustafë Kadrijaj, po shton gatishmërinë e largimit të qytetarëve nga vendi.

Kadrijaj ka thënë se “qytetari nuk po largohet nga Kosova për turizëm apo rekreacion, por për një jetë më të mirë”.

“Kjo gatishmëri e largimit, ndoshta nuk është te paga fikse por më shumë është te pjesa e sigurimit shëndetësor, dinjitetit në punë dhe mosrespektimi i kontratave në punë, këtu është ajo pakënaqësia që ka shpërthyer te qytetarët dhe fuqia punëtore që në këtë drejtim fajtorë janë edhe qeveritë e kaluara por edhe kjo qeveri”.

Ai vlerëson se ministri i Financave, Hekuran Murati, ka bërë dy gabime.

“Raporti i Trustit është më objektivi. Ministri Murati ka bërë dy gabime, njëri që nuk e ka pranuar një raport i institucionit siç është Trusti, dhe kë rënë ndesh me vetveten që qëllimi i institucionit është t’i formalizojë të punësuarit”.

“Në këtë drejtim vlerësoj që është një lëshim nga ana e ministrit por nga ana tjetër vlerësoj që është për t’u shqetësuar raporti i Trustit sepse gjithë ajo atmosferë e krijuar në terren shihet se gatishmëria për t’u larguar nga vendi është jashtëzakonisht i madh, është një lajm i zi për ekonominë dhe njerëzit që kërkojnë punë, është një grumbullim i pakënaqësive të qytetarëve”, është shprehur ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat