Vjosa Osmani: Si rezultat i gjenocidit të Millosheviqit, më shumë se gjysma e popullsisë sonë u bënë refugjatë

Aktuale

Vjosa Osmani: Si rezultat i gjenocidit të Millosheviqit, më shumë se gjysma e popullsisë sonë u bënë refugjatë

Më: 20 qershor 2023 Në ora: 12:48
Refugjatët e Kosovës

Sot në Ditën e Refugjatëve, presidentja e vendit Vjosa Omsani ka kujtuar luftën në Kosovë.

Përmes një postimi në Twitter, Osmani ka thënë se gjatë luftës së Kosovë, më shumë se gjysma e popullsisë u bënë refugjatë, “si rezultat i gjenocidit të Millosheviqit”.

“Në Ditën e Refugjatëve kujtojmë sakrificën dhe vuajtjen e pamasë të refugjatëve në mbarë botën. Gjatë luftës në Kosovë, më shumë se gjysma e popullsisë sonë u bënë refugjatë si rezultat i gjenocidit të Millosheviqit. Sot ne vazhdojmë të përforcojmë zërat e refugjatëve dhe mbrojmë të drejtat e tyre”, ka shkruar ajo.

Sot shënohet Dita Botërore e Refugjatëve.

Dita Botërore e Refugjatëve synon të tërheq vërejtjen për vuajtjet e dhjetëra milionë refugjatëve në mbarë botën.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat