Kurti flet për hakmarrjen e Serbisë - Gërvalla tregon si po trajtohen policët e rrëmbyer të Kosovës në burgun e Kralevës

Aktuale

Kurti flet për hakmarrjen e Serbisë - Gërvalla tregon si po trajtohen policët e rrëmbyer të Kosovës në burgun e Kralevës

Më: 20 qershor 2023 Në ora: 13:41 Përditësuar në ora: 16:35 më 20.06.2023
Albin Kurti dhe Donika Gërvalla në konferencë

Kurti: Do të shkoj në Bruksel, de-eskalimi i situatës nënkupton lirimin e tre policëve

Kryeministri i Kosovws Albin Kurti, e ka konfirmuar se do të marrë pjesë në takimin e radhës që Bashkimi Evropian e ka paralajmëruar.

Kurti në konferencën e mbajtur për media tha se është i gatshëm të jap edhe informacione shtesë lidhur me rastin.

Ai theksoi se de-eskalimi i situatës nënkupton lirimin e tre policëve të rrëmbyer.

“Unë së pari erdha t’ju njoftoj me këto të gjetura që janë interes i madh edhe i familjeve edhe në opinion. Jam i gatshëm dhe i interesuar që të shkoj në takimin e radhës në Bruksel që të paraqes hollësisht këto të dhëna që i morëm dhe ta kuptojnë se de-eskalimi i situatës që po e kërkojnë të gjithë nënkupton lirimin e menjëhershëm dhe pakusht të tre policëve dhe dënimin e agresionit të Serbisë në Kosovë”, tha Kurti.

E konfirmon Kurti: Policët u rrëmbyen derisa ishin duke ngrënë drekë

Kryeministri i Kosovës Albin Kurti, në një konferencë të mbajtur për media tha se më 14 qershor Serbia ka zhvilluar agresion mbi Kosovën.

Ai tha se policët e rrëmbyer janë vizituar nga shefi i Zyrës Ndërlidhëse në Beograd Jetish Jashari.

Kurti tha se policët ishin rrëmbyer derisa ishin duke ngrënë drekë.

“Ambasadori Jashari i ka vizituar sot të tre policët të cilët po mbahen peng nga Serbia. I ka vizituar peng njërin pas tjetrit. Përshkrimi se si ka ndodhur rasti është i njëjtë”, tha Kurti.

Gërvalla: Policët nuk po keqtrajtohen por nuk po ushqehen në mënyrën e duhur

Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla, ka thënë se rrëmbimi i zyrtarëve policor ka ndodhur brenda territorit të Kosovës.

Kryediplomatja ka folur edhe për gjendjen e zyrtarëve policor, me ç’rast ka deklaruar se ata nuk janë keqtrajtuar por që nuk janë duke u ushqyer në mënyrën e duhur.

“Sot me datë 23 ambasadori Jetish Jashari, ka realizuar vizatën me tre oficerët e policisë së Kosovës të cilët janë rrëmbyer nga forcat serbe. Vizita ka ndodhur në Kralev ku ata janë atje duke u mbajtur, takimet janë mbajtur të ndara nga 15 minuta secili ku ata kanë përshkruar momentin nga fillimi. Ata kanë theksuar, me 14 qershor rreth orës 12 duke ngrëne drekën janë rrëmbyer nga 15 persona të cilët i kakë  sulmuar dhe çarmatosur ku pastaj i kanë futur në makinë”.

“Ata kanë shkrepur me armë në ajër. Ata pas rrëmbimit janë dërguar në Rashkë, pastaj nga aty janë dërguar në Beograd. Kanë theksuar që gjatë kësaj 48 orësh nuk janë keqtrajtuar, por nuk janë ushqyer në mënyrën e duhur. Ata tani janë të vendosur në dhoma të veçanta dhe nuk kanë qasje në as një media. Trajtimi i tyre është korrekt”, u shpreh ajo.

Kurti: Rrëmbimi i tre policëve të Kosovës, hakmarrje e Serbisë për arrestimin e Llunës

Kryeministri i Kosovës Albin Kurti, ka folur rreth rrëmbimit të tre policëve të Kosovës nga ana e njësisë speciale të Serbisë.

Ai tha se kjo është hakmarrje nga ana e Serbisë për arrestimin e kapos së “Mbrojtjes Civile” Milun Milenkoviq-Llune.

“Serbia përdori instrumentin më qyqar, atë të rrëmbimit të tre zyrtarëve policorë.

Për harkmarrje ç’njerëzore kemi kërkuar denoncim të hapur nga gjithë partnerët tanë”, tha Kurti.

Kurti: Policët dëshmojnë se janë rrëmbyer në territorin e Kosovës

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka bërë të ditur se sot shefi i zyrës ndërlidhëse të Kosovës në Serbi ka vizituar sot tre policët e rrëmbyer që po mbahen në paraburgim në Kralevë.

Ai tha se në bazë edhe të rrëfimit të tyre, dëshmohet se ata janë rrëmbyer brenda territorit të Kosovës.

Prandaj, Kurti kërkoi denoncimin nga aleatët ndërkombëtarë karshi agresionit serb.

Përkitazi me këtë, Kurti, në konferencë për medie të martën, tha se është e domosdoshme që lirimi i policëve të ndodh menjëherë.

Kurti dhe Gërvalla sot mbajnë konferencë për media

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, bashkë me zëvendëskryeministren, njëherësh ministre e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla-Schwarz, sot do të mbajnë konferencë për media.

Sipas njoftimit të Zyrës së Kryeministrit, konferenca nis në orën 15:30.

Ende nuk dihen arsyet e kësaj konference.

Por, theksohet se mund të flitet për zhvillimet në veri të Kosovës dhe raportet me ndërkombëtarët.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat