Shqiptarët e larguar nga Zveçani thonë se është i vështirë kthimi në shtëpitë e tyre

Aktuale

Shqiptarët e larguar nga Zveçani thonë se është i vështirë kthimi në shtëpitë e tyre

Më: 20 qershor 2023 Në ora: 14:15
Pamje nga Zveçani

Driton Berisha dhe Betim Osmani u detyruan ti braktisin shtëpitë e tyre në Zveçan. Në emisionin “Rreth e Rrotull” ata kanë rrëfyer eksperiencat e tyre dhe jetën pas largimit nga shtëpitë e tyre.

“Është parë që situata ishte e keqe, Zveçani është me shumicë serbe, ne kemi qenë pakicë, 30-40 shtëpi, dhe jemi larguar para kohe dhe më nuk kemi shkuar kurrë, atje edhe sot nëse kthehemi është problem sepse atje shumica dominojnë, kisha pas dëshirë të kthehem në Zveqan por është e  vështirë, herën e fundit kam qenë para 6 viteve” ka thënë Berisha.

Ndryshe nga Dritoni, Betim Osmani tha se shtëpinë e vizitojnë çdo ditë dhe shpresojnë që të kthehen në pronat e tyre.

“Viziojmë shtëpinë për çdo ditë, me komunitetin serb nuk kemi pasur probleme, e shoh si mos punë të institucioneve tona për krijimin e kushteve për qytetarë që të mos kthehen në pronat e tyre”, u shpreh ai.

Tutje ai ka shtuar se pas shpalljes së pavarsisë, shteti i ka ta të gjitha kompetencat për veprim në të gjithë territorin e Kosovës dhe nga institucionet kanë kërkuar që të funksionoj ligji në territorin e Kosovës.

“Është jashtë logjikes të ja hedh fajin Serbisë, pse jam jashtë shtëpisë sime, deri në vitin 2008 nuk na kanë lejuar ndërkombëtarët, në vitin 2008 jemi shtet i pavarur dhe sovran, si shtet i kemi të gjitha kompetencat për veprim në territorin e Kosovës”, theksoi ai.

Osmani ka theksuar edhe punën vullnetare që bën me të gjithë të larguarit nga veriu i vendit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat