Hapet ekspozita e refugjates ukrainase – Osmani: Duhet të jemi bashkë kundër padrejtësive

Aktuale

Hapet ekspozita e refugjates ukrainase – Osmani: Duhet të jemi bashkë kundër padrejtësive

Më: 20 qershor 2023 Në ora: 14:25
Foto nga vendi i ngjarjes

Me rastin e Ditës Botërore të Refugjatëve, Qendra Kosovare për Rehabilitimin e të Mbijetuarve të Torturës (QKRMT) ka organizuar ekspozitën “Lule kundër luftës” me punimet e Liudmyla Makei – refugjate ukrainase, gazetare dhe piktore, raporton Ekonomia Online.

Presidentja Vjosa Osmani, tha se populli i Kosovës e di më së miri se si është të jesh refugjatë. Ajo shtoi se është thelbësore që të reflektojmë dhe ta përkujtojmë këtë periudhë të errët që ajo të mos përsëritet më.

E para e shtetit pohoi se është përgjegjësi e jona që të mbrojmë paqen e të kemi tolerancë, me qëllim që të jemi bashkë kundër padrejtësive.

Madje sipas saj, duke i ndihmuar refugjatët kontribuojmë në një botë me të drejtë më humane.

Jam e  nderuar që sot jam në mesin tuaj në një ditë që ngjallë kujtesë dhe shumë dhimbje për popullin e Kosovës. Populli i Kosovës e ndjen më së miri këtë, sepse para 24 vitesh shtetët i hapën dyert për ne. Është thelbësore që të reflektojmë dhe ta përkujtojmë këtë periudhë të erret që ajo të mos përsëritet më. U detyruam të largohem nga shtëpitë duke lënë pas gjithçka që kishim për zemër”.

“Është përgjegjësi e jona që të mbrojmë paqen, të kemi tolerancë. Duhet të jemi bashkë kundër padrejtësive. Refugjatët nuk janë thjeshtë numra, por njerëz me aspirata. Ekspozita e sotme është pikërisht një dëshmi e saj. Askush nuk zgjedh të jetë refugjat, por cili do mund të bëhet refugjatë. Duke i ndihmuar refugjatët kontribuojmë në një botë me të drejtë më humane”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat