Osmani u bën thirrje Kosovës dhe Serbisë për de-përshkallëzim të menjëhershëm të situatës: OSBE e gatshme të ndihmojë

Aktuale

Osmani u bën thirrje Kosovës dhe Serbisë për de-përshkallëzim të menjëhershëm të situatës: OSBE e gatshme të ndihmojë

Më: 20 qershor 2023 Në ora: 14:52
Ministri i Punëve të Jashtme të Maqedonisë së Veriut, Bujar Osmani

Ministri i Punëve të Jashtme të Maqedonisë së Veriut, Bujar Osmani ka njoftuar se ka realizuar një bisedë telefonike me ministren e Punëve të Jashtme të Kosovës, Donika Gërvallën dhe ministrin e Punëve të Jashtme të Serbisë, Ivica Daçiq, me të cilët ka diskutuar për situatën e tensionuar në veri të Kosovës.

Ai ka potencuar se është e rëndësishme që Serbia t’i lirojë menjëherë policët e kidnapuar nga forcat serbe.

“Kam komunikuar me ministrat e jashtëm të Kosovës dhe Serbisë. Përsërita thirrjen time për deeskalim urgjent në komunat veriore të Kosovës. Është jashtëzakonisht e rëndësishme që Serbia t’u japë qasje të menjëhershme dhe t’i lirojë oficerët e ndaluar”, ka thënë ai.

Në një postim në Twitter, Osmani njëherit kryesuesi i Organizatës për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë (OSBE), ka thënë se është thelbësore që palët të punojnë drejt paqes, teksa thekson gatishmërinë e OSBE-së që të ndihmojë sipas kërkesës.

“Theksova gjithashtu nevojën që të dyja palët t’i përmbahen Udhërrëfyesit të Komunitetit Ndërkombëtar për de-përshkallëzimin, duke kujtuar se NATO/KFOR ka për detyrë të ofrojë një mjedis të sigurt në komunat veriore”, shkroi ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat