Escobar deklarohet pas takimit në Uashington: Tensionet mes Kosovës dhe Serbisë kanë potencial të shndërrohen në konflikt rajonal

Aktuale

Escobar deklarohet pas takimit në Uashington: Tensionet mes Kosovës dhe Serbisë kanë potencial të shndërrohen në konflikt rajonal

Më: 20 qershor 2023 Në ora: 15:12 Përditësuar në ora: 16:20 më 20.06.2023
I dërguari i Uashingtonit për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, dhe i dërguari i BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Mirosllav Lajçak. Prishtinë, fotografi nga arkivi.

Escobari dhe Lajçaku kërkojnë nga Serbia lirimin e menjëhershëm të tre policëve të Kosovës

Situata në veri, Lajçak: T’i thuash jo ftesës së Bashkimit Evropian për takim, akt serioz dhe negativ

I dërguari i BE-së për dialogun, Miroslav Lajçak, ka bërë të ditur se të gjitha palët si të Kosovës dhe Serbisë duhet t’i thonë po ftesës së shefit të Politikës së Jashtme të BE-së, Josep Borrell, për një takim për të diskutuar për situatën në veri.

Nuk ka pasur asnjë rast që liderët të refuzojnë ftesën për në Bruksel, prandaj nuk jam shumë i shqetësuar për retorikat që do të vijnë, ne po punojmë në këtë takim”.

“Por t’i thuash jo ftesës së Bashkimit Evropian do të ishte një akt vërtet serioz dhe negativ”, ka thënë Lajçak.

Sërish ai ka bërë thirrje që të de-përshkallëzohet situata në veri sa më shpejt nga të gjitha palët.

Lajçak: Nuk besoj se Kurti ka interes në thellim të krizës apo vrasjes së dikujt, ai është demokrat

Emisari i Bashkimit Evropian për dialogun, Mirslav Lajçak, ka deklaruar se beson që kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, nuk ka interes që të ketë më shumë dhunë në veri të Kosovës.

Në një intervistë me Ilva Tare e cila e ka pyetur se çfarë nëse Kurti nuk i ndryshon qëndrimet e tij , ai ka thënë se eskalimi i situatës nuk i shërben askujt.

“Nuk mendoj se eskalimi dhe rreziku i dhunës së mëtejshme, apo edhe të ketë vrasja të njerëzve janë në  interesin e Kurtit”.

“Besoj që ai është një demokrat dhe beson në rend dhe ligj. Unë besoj në dialog, dhe në rrugën para për të cilën palët bien dakord”, ka thënë Lajçak.

Escobari dhe Lajçaku flasin për propozimin e Ramës për Asociacionin

I dërguari i posaçëm i ShBA-së për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, dhe i dërguari i posaçëm i BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, kanë thënë se propozimi i kryeministrit të Shqipërisë, Edi Rama, për themelimin e Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe në Kosovë është shumë konstruktiv.

Kështu kanë vlerësuar ata gjatë një diskutimi në Qendrën Evropiane të Këshillit Atlantik në Uashington për dialogun Kosovë-Serbi.

“Propozimi ishte konstruktiv. Mendoj se ishte një propozim serioz. Unë i kisha inkurajuar njerëzit që ta lexojnë atë”, ka thënë Escobar.

Njësoj ka vlerësuar edhe i dërguari i posaçëm i BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak.

Escobar: Ka njerëz në Ballkan që mbijetojnë politikisht përmes krizave

I dërguari i posaçëm i ShBA-së për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, ka thënë se në rajonin e Ballkanit Perëndimor ka njerëz që mbijetojnë politikisht përmes krizave.

Kështu ka thënë ai në një diskutim në Qendrën Evropiane të Këshillit Atlantik në Washington për dialogun Kosovë-Serbi, ku i ftuar është edhe i dërguari i posaçëm i BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak.

“Ne i inkurajojmë të dy liderët që ta pranojnë planin e BE-së pa kushte. Nuk ka opsion tjetër përveç qetësimit të situatës dhe kthimit te dialogu. Më duhet të them se komuniteti transatlantik është shumë i bashkuar rreth kësaj”, ka thënë Escobar.

“Ideja që njëri nga liderët të vendosë kushte në një plan që është zhvilluar me kujdes nga BE-je në koordinim me ShBA-në, mendoj se është e pamatur”, ka shtuar ai tutje.

Sipas tij, integrimi i plotë i Ballkanit Perëndimor në Bashkimin Evropian sjell me vete mundësi të mëdha për rajonin.

“Unë besoj se gjenerata e ardhshme e njerëzve të Ballkanit duan ta shfrytëzojnë këtë mundësi. Por nuk mund të arrihet ajo nëse ka kriza”, thotë më tej Escobar.

“Unë besoj se ka njerëz në rajon që mbijetojnë politikisht nga krizat politike. Unë po shpresoj që palët dhe liderët do ta kuptojnë që qetësimi i situatës dhe dialogu është mënyra e vetme përpara për rajonin”, thekson ai.

Escobari kërkon nga Serbia lirimin e menjëhershëm te tre policëve të Kosovës

I dërguari i posaçëm i ShBA-së për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, ka kërkuar lirimin e menjëhershëm të tre pjesëtarëve të Policisë së Kosovës të cilët u rrëmbyen nga autoritetet serbe në kufirin Kosovë-Serbi.

Këtë ai e ka kërkuar në një diskutim në Qendrën Evropiane të Këshillit Atlantik në Washington për dialogun Kosovë-Serbi, ku i ftuar është edhe i dërguari i posaçëm i BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak.

“Ne dëshirojmë që të shohim lirimin e menjëhershëm të tyre.

Pozicioni ynë është, qoftë nëse janë rrëmbyer apo nëse janë gjetur gabimisht në territorin serb, ata nuk kishin qëllime të ishin atje, prandaj ata duhet t’u kthehen familjeve të tyre”, ka thënë Escobar.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat