Çfarë i thanë Ambasadorit Jetishi policët në Kralevë, Gërvalla jep detaje: Njërit prej tyre po i mungojnë ende medikamentet bazike

Aktuale

Çfarë i thanë Ambasadorit Jetishi policët në Kralevë, Gërvalla jep detaje: Njërit prej tyre po i mungojnë ende medikamentet bazike

Më: 20 qershor 2023 Në ora: 16:33
Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla

Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës ka dhënë detaje se çfarë i kanë thënë tre policët e rrëmbyer dhe të burgosur nga Serbia, shefit të Zyrës Ndërlidhëse në Beograd, Jetish Jasharit.

“Ambasadori Jetish Jashari i ka takuar tre policet të cilët u rrëmbyen brenda territorit të Republikës së Kosovës nga forcat serbe me datë 14 qershor 2023. Vizita është realizuar në Qendrën e Paraburgimit në Kralevë, ku tre oficerët janë duke u mbajtur që nga data 16 qershor 2023, të cilët Prokuroria e lartë e Kralevës po i mban nen akuzën tashme “vetëm për armëmbajtje pa leje”, ka deklaruar Gërvalla.

Ajo ka thënë se takimet janë mbajtur të ndara nga 15 minuta secili, dhe secili nga ta ka përshkruar ngjarjen e rrëmbimit të tyre që nga momenti i kapjes deri te dalja para gjykatës.

“Ata kanë theksuar si në vijim: Me 14 qershor 2023, rreth orës 12:30 minuta duke ngrenë dreken papritmas janë rrethuar nga rreth 15 persona te uniformuar të cilët më vonë kanë rezultuar të jenë pjesëtar të forcave të sigurisë së Serbisë dhe të armatosur të cilët i kanë sulmuar dhe çarmatosur dhe pastaj me thasë në kokë i kanë dërguar te makinat e tyre”, ka thënë Gërvalla.

Sipas saj, Jashari kishte deklaruar se me rastin e sulmit ndaj tre policëve të Republikës së Kosovës, disa nga pjesëtarët e forcave të sigurisë së Serbisë, kanë shkrepur armët në ajër, për te shkaktuar panik tek oficeret policor dhe për ta bërë më të vështirë rezistencën e tyre.

“Në momentin e kidnapimit tre policët kanë qenë duke ngrenë drekë në tavolinën e improvizuar e cila është menjëherë afër gropës së parë dhe 15 metra të gropës së dytë. Sa për sqarim gropat ndodhen në veri për të penguar kalimin përmes këtyre rrugëve ilegale të automjeteve të cilat sjellin mallra kontrabandues, Gropat sipas oficerëve janë brenda territorit te Republikës së Kosovës, sepse ne nuk hapim gropa që janë brenda territorit të Republikës së Serbisë, dhe se paku 200 metra larg vijës kufitare që e ndanë Kosovën me Serbinë”, ka thënë Gërvalla.

Sipas saj, pas kidnapimit të tyre, ata janë dërguar diku afër territorit të Rashkës, ku pas një ore kanë ardhur forcat e tjera të sigurisë së Serbisë dhe i kanë dërguar ata diku në Beograd.

“Ata kanë theksuar se gjatë periudhës 48 orësh nuk janë maltretuar fizikisht, mirëpo nuk i është dhënë ushqim mjaftueshëm vetëm nga një copë bukë dhe jo më shumë, ndërsa Z. Mustafa i cili ka probleme kronike shëndetësore me organet e frymëmarrjes i është dhënë vetëm një infeksion nuk dihet se më çfarë efekti dhe një pompë për frymëmarrje: tha tutje Gërvalla.

Ajo ka thënë se gjatë kësaj kohë tre policët kanë pasur të angazhuar tre avokatë sipas detyrës zyrtare, dhe se nga momenti i zgjatjes së paraburgimit dhe janë vendosur në Qendrën e Paraburgimit në Kralevë, në dhoma të veçanta tek e tek, mirëpo sipas saj, nuk kanë qasje as në televizion as në një formë tjetër të mediave të shkruara.

“Sipas tyre trajtimi nga ana e personelit të burgut, është korrekt, ju jepet ushqim në baza të rregullta ditore edhe pse cilësia nuk është e mirë. Dje ju kanë dhënë ndërsa të brendshme dhe aksesor të higjienës mirëpo Z.Mustafa ka theksuar se i mungojnë ende medikamentet bazike të cila ti përdor rregullisht për gjendjen tij shëndetësore dhe se kjo po ia vështirëson shumë qëndrimin në burg”.

Sipas Gërvalles do të përpiqen që të njëjtit ti sigurohen sa më shpejt medikamentet e nevojshme dhe sipas saj, tre policët janë takuar me avokatët e angazhuar edhe nga institucionet e Kosovës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat