​Aliu takohet me ministrin e Transportit në Sofje

Aktuale

​Aliu takohet me ministrin e Transportit në Sofje

Më: 20 qershor 2023 Në ora: 19:17
Foto nga takimi

Ministri i Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, Liburn Aliu, është pritur në takim nga ministri i Transportit të Bullgarisë, Georgi Gvozdejkov.

Në takimin e mbajtur në Sofje, Aliu ka prezantuar projektet aktive të infrastrukturës në Kosovë duke theksuar se po punohet për zhvillimin e linjës hekurudhore nga Prishtina në Durrës, si dhe për lidhjet me vendet fqinje.

Aliu ka thënë se qëllimi kryesor është përmirësimi i lidhjes me korridoret evropiane të transportit për të lehtësuar lëvizjen e njerëzve dhe mallrave.

Ndërsa Gvozdejkov vuri në dukje se politikat e transportit janë në qendër të rritjes ekonomike dhe thellimit të marrëdhënieve tregtare midis vendeve në rajon.

Ai theksoi se Bullgaria do të mbështesë në nivel të Bashkimit Evropian çdo iniciativë për zhvillimin e lidhjes së transportit në rajon.

Dy ministrat komentuan takimin e Komitetit të Përbashkët Bullgari-Kosovë për Transportin Rrugor që do të mbahet në Sofje.

Gjatë takimit do të diskutohet çështja e kuotës vjetore të lejeve për mallrat transit (mallrat e transportuara me shumicë) si dhe tema të tjera në fushën e transportit rrugor.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat