Kurti pas vizitës së Jetishit në burgun e Kralevës: 3 policët me rrëfime identike, u kidnapuan nga 15 forca serbe

Aktuale

Kurti pas vizitës së Jetishit në burgun e Kralevës: 3 policët me rrëfime identike, u kidnapuan nga 15 forca serbe

Më: 20 qershor 2023 Në ora: 21:01
Albin Kurti

Albin Kurti, kryeministër i Kosovës, ka shkruar në Twitter për tre policët e kidnapuar nga forcat serbe më 14 qershor, brenda territorit të Kosovës.

Informatat për gjendjen e këtyre policëve Kurtit ia ka sjellur Jetish Jashari, shef i Zyrës Ndërlidhëse të Kosovës në Beograd, i cili i ka vizituar të burgosurit e Kosovës në burgun e Kralevës.

Ai i ka treguar Kurtit se policët i kanë kidnapuar 15 forca serbe.

“Ambasadori Jetish Jashari, shef i Zyrës Ndërlidhëse të Kosovës në Beograd, ka folur veçmas me 3 policët e rrëmbyer nga Serbia dhe të burgosur në Kraljevë. Secila prej llogarive të tyre ishte identike: ata po hanin drekë së bashku në  kur 15 burra të armatosur i rrëmbyen me forcë”, ka shkruar Kurti, të martën.

Tash e gjashtë ditë policët e kidnapuar po vazhdojnë të mbahen në burgjet e Serbisë, për ta nuk ka informacion.

Aleksandër Vuçiq, president i Serbisë nuk ka dhënë asnjë detaj, pos asaj që sipas tij “policët po hajnë rrush e ëmbëlsira si dhe po pinë coca cola”.

Bashkë ndërkombëtare i ka kërkuar presidentit destruktiv serb që të lirojë pa kushte policët kosovarë.

Një gjë e tillë nuk është duke ndodhur akoma. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat