Atiq së bashku me nënkryetaren Agjançiq i shkojnë në zyre Kurtit – kryeministri i siguroi për mbështetje

Aktuale

Atiq së bashku me nënkryetaren Agjançiq i shkojnë në zyre Kurtit – kryeministri i siguroi për mbështetje

Më: 20 qershor 2023 Në ora: 21:19
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti- Erden Atiq

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, i shoqëruar nga ministri i Administrimit të Pushtetit Lokal, Elbert Krasniqi, ka pritur sot në takim kryetarin e Komunës së Mitrovicës Veriore, Erden Atiq dhe nënkryetaren e kësaj komune, Katarina Agjançiq, së bashku me bashkëpunëtorë të tyre.

Sipas njoftimit të Zyrës së Kryeministrit, thuhet se Atiq e njoftoi Kurtin se së bashku me ekipin e tij janë duke punuar çdo ditë me intensitet të lartë për të propozuar dhe realizuar projekte që përmirësojnë mirëqenien e qytetarëve dhe shërbimet ndaj tyre.

“Duke i uruar punë të mbarë dhe mirëseardhje, kryeministri Kurti i siguroi mbështetjen e plotë kryetarit Atiq nga qeveria qendrore për kërkesat dhe projektet e kësaj komune, me qëllim zhvillimin ekonomik lokal dhe shërbimet më efikase ndaj qytetarëve”, thuhet në njoftim.

Më tej në njoftim theksohet se Komuna e Mitrovicës Veriore, është e hapur dhe transparente, drejtorët komunalë janë përzgjedhur për të përfaqësuar frymën multietnike dhe bashkërisht po punojnë me përkushtim, pa përjashtim dhe me profesionalizëm.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat