“Mos rreni o njerëz, jeni duke mashtru” – Përplasje mes Ramës dhe Shalës e Hajdarit për Kurtin

Aktuale

“Mos rreni o njerëz, jeni duke mashtru” – Përplasje mes Ramës dhe Shalës e Hajdarit për Kurtin

Më: 20 qershor 2023 Në ora: 22:01
Fidan Rama, Krenar Shala

Deklarata e emisarit amerikan Gabriel Escobar se ka politikanë që janë mësuar të mbijetojnë nga kriza, ka nxitur debat të ashpër mes analistëve në studion e “Politiko”.

Përderisa analistja Fatime Hajdari tha që Escobar e kishte fjalën për Vuçiqin për shkak të protestave të shumta që po organizohen në Beograd, gazetari Fidan Rama ka pyetur Hajdarin se si ka ardhur Kurti në pushtet?

Në këtë përplasje të ashpër Rama tha se Escobari e kishte fjalën për të dytë edhe Kurtin edhe Vuçiq, duke thënë se të dytë mbijetojnë për shkak të krizave. “Vuçiqi për shkak të dështimit të brendshëm dhe Kurti për shkak të dështimit në qeverisje prodhon krizë në veri”, tha Rama.

Rama tutje tha se Kurti ka qenë kundër Rambujesë, kundër UNMIK-ut, Ahtisarit, Pavarësisë, Flamurit, kundër shtetit, ai i ka ba një milion lëvizja me ardh në pushtet dhe me e përshkru si një njeri paqësor,mos iu shit pallavra njerëzve i tha ai tutje Hajdarit.

Pas kësaj deklarate të Ramës ashpër reagoi Shala duke thënë se nuk është e mundur ai me i fitu 51% duke vepru kështu siç po thotë Rama.

“Mos rreni o njerëz, jeni duke mashtru”, iu tha Rama, Shalës dhe Hajdarit. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat