Hoti: Sikur të kishim vota sot do ta kishim rrëzuar Qeverinë Kurti

Aktuale

Hoti: Sikur të kishim vota sot do ta kishim rrëzuar Qeverinë Kurti

Më: 20 qershor 2023 Në ora: 22:23
Avdullah Hoti

Ish-kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, ka thënë se nëse situata në vend vazhdon të tensionohet, atëherë qeveria aktuale duhet të japë dorëheqje.

“Ne po presim eventualisht që mos po merremi vesh disi për të shtensionuar situatën në veri… Janë bërë të qarta lista e sanksioneve me të cilat do të përballet Kosova dhe nëse situata shkon deri në atë nivel, nuk ka vend më për këtë qeveri këtu”, ka thënë Hoti në Rubikon.

Hoti tha se sikur t’i kishin votat do ta kishin rrëzuar që sot Qeverinë Kurti.

“Ne jemi të gatshëm të ndërmarrim të gjitha veprimet që të mos lejojmë që kjo qeveri të vazhdojë tutje. Sikur të kishim vota sot do të ishte punë e kryer kjo”, ka shtuar ai.

Sipas Hotit, Kurti nuk e ka merituar prej ditës së parë që të qeverisë, për shkak të mënyrës se si e ka zhvilluar politikën deri tash.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat