Krasniqi: Populizmi është streha e fundit e kryeministrave të paaftë siç është Kurti

Aktuale

Krasniqi: Populizmi është streha e fundit e kryeministrave të paaftë siç është Kurti

Më: 20 qershor 2023 Në ora: 23:40
Memli Krasniqi

Lideri i PDK-së, Memli Krasniqi e ka cilësuar kryeministrin, Albin Kurti si të paaftë duke shtuar se populizmi për të është streha e fundit.

“Po e adaptoj një thënie të famshme që e keni dëgjuar besoj të gjithë, po unë po i them populizmi është streha e fundit e kryeministrave të paaftë. Ne e kemi një kryeministër totalisht të paaftë për ta përmirësuar jetën e qytetarëve të Kosovës në cilëndo prej fushave. Fatkeqësia jonë është që s’po arrijmë me e pasë vëmendjen as të qytetarëve të cilët janë të preokupuar me krizën, me tensionin dhe situatën e sigurisë që të flasim për temat që ju interesojnë atyre”, ka thënë Krasniqi.

Ai tutje ka thënë se Kosova është duke u shpopulluar duke shtuar se mund t’i kalosh dhjetë fshatra pa parë njeri, në pikë të ditës.

“Sot Kosova është duke u shpopulluar. Unë jam në terren disa ditë në javë. Nuk ka më anë të Kosovës që mundesh me gjet gjallëri. Ne presim tash ishalla kthehen bashkatdhetarët, kanë me i dhanë gjallëri nja dy muaj Kosovës. Përndryshe prej fillimit të këtij viti e deri më tash kam qenë anekënd Kosovës, mundesh me i kalua dhjetë fshatra pa e pa një njeri në pikë të ditës. Njerëzit po ikin duke pasë humbje të shpresës”, ka deklaruar Krasniqi.

“Kjo është tema për të cilën ne duhet të flasim. Por ne s’arrijmë me fol sepse ajo streha që i thoni ju ne i themi batanije, qebe e kryeministrit tonë është Serbia, dialogu, është krijimi konstant i krizave dhe pastaj e tërheqë qeben, i mbulon të gjitha problemet dhe ne nuk mund të flasim për to. Njerëzit janë të shqetësuar. Ai prej vitit të kaluar ka folur për luftë edhe në media ndërkombëtare”, ka shtuar Krasniqi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat