Kreu i PDK-së thotë se nuk e përkrahin mocionin e AAK-së

Aktuale

Kreu i PDK-së thotë se nuk e përkrahin mocionin e AAK-së

Më: 20 qershor 2023 Në ora: 23:42
Memli Krasniqi

Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi ka thënë se ideja e AAK-së për mocion të mosbesimit ndaj Qeverisë Kurti është shtruar si çështje për ta ndërruar temën.

Sipas Krasniqit ky mocion është i destinuar për të qenë i pasuksesshëm.

“Mocioni për mua është me e ndërruar temën. Është veprim që gjithsecili ka të drejtë me e bë. Është veprim i tij, i pakonsultuar, individualisht si parti politike, kështu që kanë të drejtë në atë por çka do të prodhojë ai mocion. Nuk duhet na me i dhanë arsyetim sikur t’i kishim votat e ne s’i kemi.

Kjo është e vërteta. Pse duhet me shku me një mocion i cili është i destinuar për mos me qenë i suksesshëm, për me ia mundësu pastaj edhe një qeverisje tremujore kështu të papenguar Albin Kurtit.

Për me ia dhanë një betejë të fituar politike. Cili është qëllimi? Por edhe sikur të ishte i suksesshëm, Albin Kurtit nuk duhet me i dhanë më letër të viktimizimit. Është viktimizu mjaftueshëm pas mocionit të mosbesimit të tij më 2020. E ka luajt rolin e viktimës më mirë se të gjithë por ai nuk është viktimë”, ka thënë Krasniqi në Tëvë 1.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat