Mërgimtarët nuk i anulojnë pushimet në Kosovë për shkak të tensioneve në veri, thotë ish zyrtari i Konsullatës në Frankfurt

Aktuale

Mërgimtarët nuk i anulojnë pushimet në Kosovë për shkak të tensioneve në veri, thotë ish zyrtari i Konsullatës në Frankfurt

Më: 21 qershor 2023 Në ora: 15:31
Ish zyrtari i Konsullatës në Frankfurt, Murat Makoll

Ish zyrtari i Konsullatës në Frankfurt, Murat Makolli ka reaguar ndaj lajmit se “Mërgimtaret po anulojnë udhëtimet në Kosovë- – shkak tensionet e krijuara”.

Makolli ka thënë se nuk anulojnë pushimet për shkak të Serbisë.

“Unë si ish punonjës në konsullatën e Republikës Kosovës në Frankfurt am Main dhe si mërgimtarë dhe aktivist kam aq njohuri që diaspora kurrë nuk i ka anuluar pushimet për në vendlindje”, ka shkruar ndër të tjera ai.

Postimi i plotë:

Reagim sa i përket organizatës Germin

Gënjeshtër nga dora e parë.

Mërgimtarët nuk anulojnë pushimet për shkak të Serbisë.

Kjo është një gënjeshtër e dorës së parë.

Organizata Germin nuk paska qasje të mjaftueshme apo më mirë të them hiq fare për diasporën.

Unë si ish punonjës në konsullatën e Republikës Kosovës në Frankfurt am Main dhe si mërgimtarë dhe aktivist kam aq njohuri që diaspora kurrë nuk i ka anuluar pushimet për në vendlindje.

Për të folur sa i përket diasporës mund të pytën diplomatët tanë dhe shoqatat që kanë direkt kontakte me diasporën, por jo të bëhet një analizë e till nga një organizatë e cila nuk ka kredibilitet dhe as aftësi për një gjë të till.

Germin nuk ka drejtë me folë për diasporën.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat