Gjoshi, PDK: Albin Kurti, degradues i madh i postit të Kryeministrit të Kosovës

Aktuale

Gjoshi, PDK: Albin Kurti, degradues i madh i postit të Kryeministrit të Kosovës

Më: 21 qershor 2023 Në ora: 17:15
Betim Gjoshi

Zyrtari i PDK-së, Betim Gjoshi ka thënë se Albin Kurti është degradues i madh i postit të Kryeministrit të Kosovës.

Përmes një postimi në Facebook, Gjoshi ka shkruar se në kohën kur Kurti ishte në opozitë e pati rrotulluar Kosovën në kërkim të shkarkimit të Aleksandër Jabllanoviqit, ndërsa tani si Kryeministër thotë zyrtari i PDK-së, ishte i gatshëm ta pranonte të njëjtin si kryetar të Leposaviqit.

Tutje ai thotë se deklarata e sotme e Kurtit e degradon poston e Kryeministrit dhe e bënë zyrën e tij një institucion që mbështetet në thashetheme e fjalë të kafeneve.

Postimi i plotë:

ALBIN KURTI, KY DEGRADUES I MADH I POSTIT TË KRYEMINISTRIT TË KOSOVËS

Albin Kurti, gjatë opozitarizmit të tij e kishte rrotulluar Kosovën në kërkim të shkarkimit të Aleksandër Jabllanoviqit, i cili i kishte fyer rëndë nënat nga Gjakova.

Por, tani si kryeministër, deklaroi se ka qenë i gatshëm që ta pranonte të njëjtin Jabllanoviq si kryetar të Leposaviqit.
Ende pa u bërë një javë nga deklarata e mësipërme, Kurti, siç e pranoi edhe vet, bëri një paraqitje skandaloze duke u mbështetur në thashetheme dhe jo në fakte. Kjo qasje joserioze e Kurtit, i dha mundësinë Jabllanoviqit që të tallet publikisht me të.

Deklarata e sotme e Kurtit e degradon postin e kryeministrit dhe e bënë zyrën e tij një institucion që mbështetet në thashetheme e fjalë të kafeneve.

Gjithashtu, kjo deklaratë, fyen punën e institucioneve tjera shtetërore dhe sidomos atyre të sigurisë/drejtësisë.
Në fakt, e gjithë karriera politike opozitare e Kurtit është e mbështetur në thashetheme të tilla, konspiracione e shpifje për kundërshtarët politikë shqiptar.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat