Escobar rithekson: Asociacioni nuk duhet të ndërhyjë në Kushtetutën e Kosovës

Aktuale

Escobar rithekson: Asociacioni nuk duhet të ndërhyjë në Kushtetutën e Kosovës

Më: 21 qershor 2023 Në ora: 18:44
Gabriel Escobar

Takimi i thirrur nga i dërguari evropian për bisedimet Kosovë Serbi, Miroslav Lajçak midis Kryeministrit Albin Kurti dhe Presidentit Aleksandër Vuçiç, që synon uljen e tensioneve mes dy vendeve, nuk pritet të ndodhë këtë javë, thotë për Zërin e Amerikës i dërguari amerikan për Ballkanin Perëndimor Gabriel Escobar.

Emisari amerikan, foli edhe njëherë për Asociaiconin e Komunave me Shumicë, serbe ku ritheksoi se duhet të bëhet vetëm në përputhje me Kushtetuën dhe ligjet e Kosovës.

Ai tha se BE u ka dhënë kryeministrit Albin Kurti dhe presidentit Aleksandër Vuçiq 16 modele evropiane të Asociacionit, që sipas tij do të funksiononin për Kosovën.

Escobar theksoi se “në asnjë nga ato modele nuk mundet, që një vend fqinj të hyjë brenda kufijve të një vendi tjetër dhe të pengojë funksionalitetin e tij”.

“Nuk ka përse të presë për këtë. Nuk duhet të presë për këtë. Qëndrimi ynë është se duhet të jetë një model evropian. Pra, qëndrimi ynë, qëndrimi amerikan, ka qenë gjithnjë se modeli i asociacionit duhet të jetë i tillë që të ofrojë shërbime komunale për një pakicë kombëtare të gjuhës serbe. Kaq – shërbime komunale. Ajo nuk duhet të ndërhyjë me kushtetutën e Kosovës, strukturën e saj ligjore, apo funksionalitetin e saj. Përfaqësuesi i posaçëm i Bashkimit Evropian u ka dhënë 16 lloje të ndryshme modelesh evropiane, që do të funksiononin për Kosovën. Në asnjë nga ato modele nuk mundet, që një vend fqinj të hyjë brenda kufijve të një vendi tjetër dhe të pengojë funksionalitetin e tij. Pra, nuk po kërkojmë një mjet matematikor midis dy qëndrimeve. Kërkojmë një version evropian. Pra, atij nuk i duhet asgjë më shumë se kjo”, ka thënë Escobar.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat