Gruda: Policët dhe gazetarët e sulmuar në veri janë viktima të aventurës politike të Kurtit

Aktuale

Gruda: Policët dhe gazetarët e sulmuar në veri janë viktima të aventurës politike të Kurtit

Më: 21 qershor 2023 Në ora: 21:17
Përparim Gruda

Koordinatori i Departamentit për Drejtësi në PDK, Përparim Gruda tha se policët dhe gazetarët e sulmuar në Veri të Mitrovicës janë viktima të aventurës politike të kryeministrit, Albin Kurti.

Duke folur për qëndrimet e Partisë Demokratike të Kosovës karshi situatës në veri, Gruda i quajti drama personale të kryeministrit.

“Policët në veri, janë viktima të një politike të një aventure politike të Albin Kurtit. Gazetarët që sulmohen atje çdo ditë, janë viktima të aventurës politike të Kurtit. Këto e kanë një emërues të përbashkët, kjo është drama personale e Kurtit”, deklaroi Gruda.

Madje sipas tij, Qeveria Kurti nuk ka asnjë koordinim me aleatët ndërkombëtarë.

“Përkundrazi kemi të bëjmë me një refuzim të vazhdueshëm. Në fakt nuk është vetëm refuzim, është edhe fyerje”, theksoi tutje Gruda.

Situata në komunat veriore është tensionuar të premten e 26 majit kur kryetarët e betuar u detyruan të futën në zyrat e tyre të punës nën asistencën e Policisë së Kosovës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat