Latifi: Merrni seriozisht deklaratat e aleatëve

Aktuale

Latifi: Merrni seriozisht deklaratat e aleatëve

Më: 21 qershor 2023 Në ora: 22:35
Blerim Latifi

Blerim Latifi, profesor i filozofisë në Universitetin e Prishtinës, ka thënë se presidenti amerikan Joe Biden dhe emisari amerikan, Gabriel Escobar, po tregojnë për rrezikun në Ballkanin Perëndimor dhe kjo nuk po i lë përshtypje në Kosovë.

Ai ka deklaruar se kjo është një papjekuri.ështu Latifi duke diskutuar me deputetin e Lëvizjes Vetëvendosje, Armend Mujën, i tha t’i marrin seriozisht deklaratat e aleatëve sepse nuk janë “fjalë fëmijësh”.

Sipas tij, Veriu i Kosovës tash më nuk është çështje e brendshme e Kosovës, por çështje ndërkombëtare.
Veriu nuk është praktikisht çështje e brendshme e Kosovës, është shëndrru në çështje ndërkombëtare. I lexova deklaratat që vijnë nga figurat më të larta, po më bën përshtypje indiferenca totale e institucioneve”, ka thënë në pressing Latifi.

“Presidenti Biden thotë se në Ballkan siguria nacionale e SHBA-ve në Ballkan është siguri. Gabriel Escobar thotë se është një rrezik për konflikt rajonal në Ballkan. Dhe neve nuk na lënë përshtypje kjo punë”-shtoi mes tjerash.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat