Murati: Zhvillimet në veri, pjesë e lojës politike Kurti-Vuçiq

Aktuale

Murati: Zhvillimet në veri, pjesë e lojës politike Kurti-Vuçiq

Më: 21 qershor 2023 Në ora: 22:49
Valon Murati

Valon Murati nga Lëvizja për Bashkim ka thënë se të gjitha zhvillimet në veri të vendit janë pjesë e një loje politike në mes të kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, dhe presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq.

Ai ka shtuar se kjo po bëhet për ta dështuar marrëveshjen e 27 marsit në Bruksel dhe atë të 18 shkurtit në Ohër.

Ju e patë që Gabriel Escobar dje tha në mënyrë shumë alarmante se kjo situatë e rrezikon sigurinë rajonale – ishte një deklaratë e fortë që në esencë tregon edhe pse ndërhyri KFOR-i në ditën kritike”, ka thënë Murati.

“Në thelb, krejt kjo që po ndodh përfshirë edhe kidnapimin e policëve tanë dhe të gjitha zhvillimet në veri në të vërtetë janë pjesë e një loje politike mes Kosovës dhe Serbisë apo mes kryeministrit Kurti dhe presidentit Vuçiq – në një mënyrë ose tjetër për ta dështuar marrëveshjen”, ka shtuar ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat