Abdullahu tregon pse PDK-ja nuk e mbështet mocionin e AAK-së për rrëzimin e Kurtit

Aktuale

Abdullahu tregon pse PDK-ja nuk e mbështet mocionin e AAK-së për rrëzimin e Kurtit

Më: 21 qershor 2023 Në ora: 22:59
Faton Abdullahu

Zëdhënësi i Partisë Demokratike të Kosovës, Faton Abdullahu ka thënë se kërkesa e Aleancës  për Ardhmërinë e Kosovës për mocion mosbesimi ndaj Qeverisë Kurti nuk është bërë në momentin e duhur.

Abdullahu këtë kërkesë të AAK-së e sheh si tërheqje të vëmendjes nga të gjitha problemet në vend.

“Kemi edhe vlerësimin tonë që thjeshtë do të duhej që të mendohej më mirë kjo të shohim se mund te bësh diçka konkrete, e jo që faktikisht kështu si u bë është veç tërheqje e vëmendjes. Këtë e ka thënë edhe kryetari jonë, zoti Krasniqi. Nuk është në momentin e duhur dhe nuk shihet se ku është rezultati është më shumë tërheqje e vëmendjes nga krejt këto probleme në vend se për atë të flitet në forma të ndryshme dhe të bëhet diçka sesa të shkojmë  të merremi me një çështje e cila në fund e dimë që nuk do të sjellë rezultate”, tha Avdullahu.

Madje sipas zëdhënësit të PDK-së, nuk ia vlen t’i bashkohet thirrjes së partisë tjetër opozitare.

“Nuk ia vlen të shkohet te ajo sprovë ndoshta bëhet për me tërhjek vëmendjen atje. Dhe tjetra kur po flasim te ky dinamizim gjithmonë ka vend për më shumë punë, për më shumë demaskim, për më shumë veprime të natyrave të ndryshme. Po ama nëse e stërkeqim situatën në kuptimin që do bëjmë diçka që mund ta stërkeq situatën kjo i bie që ne po dyshojmë te qytetari i Kosovës.  Ky qytetarë meriton kaq por nuk meriton të konsiderohet se ai nuk di e na duhet me bo me kap gurë e gazë me ja “anllatis” që thonë. Pra besojmë që ky qytetar është duke e kuptuar dhe mjafton se po bëjmë opozitë por me kusht që do të bëjmë opozitarizëm po me kusht që do ta dinamizojmë”, tha Abdullahu.

Ndryshe Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj kishte kërkuar që të iniciohet mocion mosbesimi ndaj Qeverisë së Kosovës, pas zhvillimeve të fundit në veri të vendit.

“Qëndrimi i Aleancës është që të iniciohet mocion i mosbesimit. Mocioni bazohet në rrezikimin e sovranitetit në veri dhe prishjen e marrëdhënieve me SHBA dhe BE, deri te sanksionet e SHBA ndaj Kosovës. Do të vazhdojmë diskutimet me subjektet politike”, kishte deklaruar Haradinaj.

Teksa kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi ka thënë se ideja e AAK-së për mocion të mosbesimit ndaj Qeverisë Kurti është i destinuar për të qenë i pasuksesshëm.

Në anën tjetër edhe nga Lidhja Demokratike e Kosovës deklaruan se ka paqartësi të madhe për procesin e dialogut. Megjithatë u shpreh kundër mocionin të iniciuar nga AAK-ja.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat