Gruda thotë se Vetëvendosja nuk ka program për qeverisje pasi merret vetëm me propagandë

Aktuale

Gruda thotë se Vetëvendosja nuk ka program për qeverisje pasi merret vetëm me propagandë

Më: 21 qershor 2023 Në ora: 23:05
Përparim Gruda

Koordinatori i Departamentit për Drejtësi në PDK, Përparim Gruda, vlerësoi që Lëvizja Vetëvendosje nuk ka të ndërtuar asnjë plan për qeverisje.

Madje sipas tij, Qeveria Kurti merret vetëm me propagandë.

“Vetëvendosja është partia që ka aparatin propagandistik më të fortin në Evropën Juglindore. Ajo parti nuk është marrë me ndërtimin e një programi që kur të vijnë në Qeveri, me qeverisë. Është ndërtuar për të bërë propagandë. Ne sot e shohim një qeveri që sillet si opozitë, vetëm propagandë”, theksoi Gruda në emisionin gjatë diskutimit për tensionimet e fundit në veri të vendit.

Ndërkaq, sa i përket çështjes së dialogut, Gruda tha se nga sjelljet e Kurtit kanë ardhur pasoja.

“Sa i përket degradimit të dialogut, tanimë është zhdukur njohja nga diskursi diplomatik i diplomatëve perëndimorë. E kjo ka ardhur për shkak sjelljeve të Kurtit”, shtoi tutje Gruda.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat