Avokati: Një serb i arrestuar për krime lufte ishte polic i Kosovës deri në dorëheqjet e nëntorit

Aktuale

Avokati: Një serb i arrestuar për krime lufte ishte polic i Kosovës deri në dorëheqjet e nëntorit

Më: 22 qershor 2023 Në ora: 07:48
Foto ilustrim

Avokati Amer Alija teksa po fliste për akt akuzat e ngritura për krime luftë gjatë këtij viti, ka thënë se vetëm në gjashtë mujorin e parë janë arrestuar tre persona sit ë dyshuar për krime lufte.

Aliaj ka dhënë një detaj tronditës teksa po fliste për krimet e luftës duke thënë se njëri nga serbët e arrestuar si I dyshuar për krime lufte ka qenë policë i Kosovës deri në dorëheqjet e fundit në veri të vendit.

“Gjatë këtij viti, ose gjysmën e parë të këtij viti, janë arrestuar tre persona për krime të luftës. Poashtu kemi pasur edhe dy tre aktakuza në mungesë, që kanë filluar aktakuzat e para në mungesë që nga muaji maj. Po edhe me arrestimet e fundit ka ndodhur që disa prej të arrestuarve ndaj të cilëve është caktuar masa e paraburgimit, ata tanimë kanë jetuar në Kosovë, është edhe një rast ku njëri nga të arrestuarit ka qenë edhe policë i Kosovës deri në dorëheqjet e fundit nga policët serbë në fundvit në Mitrovicë. Ndaj të njëjtit janë duke u zhvilluar hetime për dyshime të kryerjes për krime të luftës.’’, ka deklaruar ai në “Prime Time’’.

Tutje ai tha se ekzistojnë edhe raste të tilla ku personat e dyshuar për krime lufte kanë vazhduar të jetojnë në Kosovë edhe pas përfundimit të luftës në Kosovës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat