Çitaku pas deklaratave të Gërvallës: Skandaloze

Aktuale

Çitaku pas deklaratave të Gërvallës: Skandaloze

Më: 22 qershor 2023 Në ora: 10:09
Vlora Çitaku

Nënkryetarja e PDK-së, Vlora Çitaku, ka reaguar pasi ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla, ka kërkuar që Perëndimi të ndryshojë strategjinë e tij, të dërgojë diplomatë të tjerë në Ballkan dhe të mbajë një qëndrim më të ashpër karshi Serbisë.

Sipas Çitakut, një deklaratë e tillë nga kryediplomatja kosovare është skandaloze.

Për më tepër, ajo shtoi se veç ministrat e Jashtëm që vinë nga vendet totalitare deklarohen në këtë mënyrë për diplomatët evropianë dhe amerikanë.

Skandaloze. Vetëm Ministrat e Punëve të Jashtme nga vendet totalitare deklarohen në këtë mënyrë për diplomatët evropian dhe amerikan”, ka shkruar ajo në Facebook.

Në një intervistë të dhënë për gazetën austriake “Der Standard”, Gërvalla ka akuzuar të dërguarin e Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, për qëndrime të njëjta me presidentin serb, Aleksandar Vuçiq.

 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat