Haradinaj i ashpër me PDK-në e LDK-në: Pse po dilni kundër mocionit për rrëzimin e Qeverisë, ku e keni problemin?

Aktuale

Haradinaj i ashpër me PDK-në e LDK-në: Pse po dilni kundër mocionit për rrëzimin e Qeverisë, ku e keni problemin?

Më: 22 qershor 2023 Në ora: 11:29
Kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj

Kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj në seancën e sotme të Kuvendit, ka thënë se Kosova ka mbetur pa aleatë, duke e humbur besimin e tyre.

Haradinaj ka thënë se nuk beson të ketë deputetë në Kuvend që mund ta mohojë këtë gjë. Përkundër kësaj, Haradinaj ka thënë se të njëjtit vijnë në seanca dhe sillen sikur nuk ka ndodhur asgjë.

Ai ka hedhur kritika në drejtim të PDK-së e LDK-së, duke i pyetur rreth hezitimit të tyre për të votuar mocionin e mosbesimit ndaj Qeverisë Kurti, shkruan gazeta online Reporteri.net.

“A ka dikush në këtë sallë që nuk e din që jemi duke e humbë besimin e aleatëve tanë. Nëse është dikush që menon që nuk e kemi humbë besimin, kisha pasë dëshirë me u taku me të.

Nuk po e kuptoj më këtë parlament. Nëse vijmë e sillemi sikur nuk ka ndodhur asgjë, nuk jemi serioz më. Ne jemi duke u sjellë me tallje ndaj të gjithë brezave që me mund e kanë pru vendin ku është sot.  A ka dikush që nuk e din që kanë fillu ndëshkimet ndaj Kosovës, si politike, ekonomike e të sigurisë. A forcohet Kosova përballë bandave në veri e kriminelëve me besim të humbur ndaj atyre që na kanë ndihmuar e çliruar. E kemi humbë besimin, kanë fillu ndëshkimet dhe jemi dobësu përballë të gjithëve – nuk ka kundërshtare e jona që nuk e shfrytëzon këtë.

Ku është hezimi për mocionion. Ku e keni problemin të gjithë ju që po hezitoni për mocion. Pse nuk po keni guxim me dalë secili për veti me thënë po unë e votoj mocionin. Ku e keni problemin kolegë opozitarë PDK e LDK”, ka thënë Haradinaj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat