Sërish protestë në Graçanicë

Aktuale

Sërish protestë në Graçanicë

Më: 22 qershor 2023 Në ora: 12:20
Pamje

NJë grup qytetarësh serbë janë mbledhur në Graçanicë, në shenjë proteste ndaj arrestimit të një pjesëtari të komunitetit serb, nën dyshimet për krime lufte.

Protestues nga radhët e komunitetit serb në Graçanicë kishin paralajmëruar protesta të reja për të enjten duke mohuar dyshimet mbi të arrestuarin. Ata janë mbledhur ara stacionit të policisë në Graçanicë.

Policia ka njoftuar se ka zhvilluar hetime lidhur me krimet e kryera gjatë periudhës së luftës në Kosovë (1998- 1999), ku përmes rrugëve hetimore-operative ka pranuar informacion për të dyshuarin mashkull kosovar serb me iniciale (D. M.) si pjesëmarrës në këto krime.

Ndaj të njëjtit janë siguruar prova për ekzistimin e dyshimit të arsyeshëm se në bashkëkryerje edhe me pjesëtarë të tjerë, gjatë periudhës së luftës në Kosovë në cilësi të personave zyrtar (gardian të burgut) në Prishtinë dhe në paralelen e ndarë nga Prishtina konkretisht në burgun e Lipjanit, në mënyrë sistematike, dyshohet se kanë ushtruar torturë, dhunë fizike, psikike, keqtrajtime dhe maltretime çnjerëzore dhe të skajshme për jetën ndaj të burgosurve shqiptarë”,  thuhej në komunikatën e e Policisë.

Arrestimi ngjalli reagime të partive politike serbe në Kosovë dhe zyrës për Kosovën në qeverinë e Serbisë, që bënë thirrje për reagim të komunitetit ndërkombëtar.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat