Borrell në nisje të takimit me Kurtin, vjen me një deklaratë publike

Aktuale

Borrell në nisje të takimit me Kurtin, vjen me një deklaratë publike

Më: 22 qershor 2023 Në ora: 16:22
Albin Kurti dhe Josep Borrell

Në Bruksel ka filluar takimi bilateral i kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, me përfaqësuesin e lartë të Bashkimit Evropian, Josep Borell.

Fillimin e takimit me Kurtin e ka konfirmuar edhe Josep Borell në Twitter.

“Situata në veri të Kosovës vazhdon të jetë shumë e tensionuar. Sot, ne synojmë të gjejmë zgjidhje për deeskalim të menjëhershëm dhe një rrugë përpara”, ka shkruar ai.

Pas takimit me Kurtin, Borrell pritet të bisedojë edhe me presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat