Analistët shprehën optimistë për takimin Kurti-Vuçiq

Aktuale

Analistët shprehën optimistë për takimin Kurti-Vuçiq

Më: 22 qershor 2023 Në ora: 17:48
Albin Kurti dhe Aleksandër Vuçiq

Për gjendjen në veri dhe takimin e fundit të kryeministrit të Kosovës dhe atij të Serbisë kanë folur edhe analistët politik.

Dritëro Arifi, njohës i çështjeve politike tha se palët në Bruksel do të dakordohen për dy çështje.

Nëse nuk ndodh ndonjë marrëveshje, Arifi thotë se tensionet në veri do të vazhdojnë.

“Nga takimi i thirrur nga Borrell shpresoj që palët do të dakordohen për dy çështje. Njëra është për lirimin pa kusht të tre policëve të kidnapuar që duhet të ndodh sot, nëse dëshirojnë shtensionim të situatës. Pala kosovare ka obligime që t’i merr seriozisht kërkesat e BE-së e SHBA-së, nëse dy palët dakordohen për këto çështje do të ketë shtensionim nëse jo do të ketë fillim të tensionimit të situatës”, u shpreh Arifi.

E analisti tjetër, Arton Demhasaj u shpreh se takimi do të jetë pozitiv.

Sipas tij, ndërmjetësuesit e BE-së nuk do t’i lëshojnë palët pa ndonjë marrëveshje.

“Do të ketë një përafrim në takim se nuk ka rrugë tjetër nëse situata mbetët kështu nuk po përmirësohet por vetëm po keqësohet. Është interes i dy palëve me gjet një zgjidhje në takim dhe Borrell, Lajcak e Escobar nuk do t’i lejojnë palët që të dalin nga takimi pa e arritë ndonjë marrëveshje për qetësimin e situatës në veri, do të ketë pozitive diçka nga ky takim”, u shpreh Demhasaj.

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, në një intervistë për gazetën prestigjioze gjermane “Suddeutche Zeitung” ka folur për ngjarjet në veri të Kosovës dhe qëndrimin e Perëndimit ndaj Kosovës dhe Serbisë pas krizë në veri të vendit.

Kurti në këtë intervistë ka mohuar akuzën e Ëashingtonit dhe Brukselit se ka qenë Qeveria e Kosovës që ka nxitur tensionet në veri të Kosovës kur ka vendosur që të dërgojë kryetarët e katër komunave nën përcjellje policore në zyrat e tyre.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat