Kurti: Nimani është figura qenësore e fillesave të dizajnit grafik në Kosovë

Aktuale

Kurti: Nimani është figura qenësore e fillesave të dizajnit grafik në Kosovë

Më: 22 qershor 2023 Në ora: 19:27
Shyqri Nimani

Kryeministri i vendit, Albin Kurti, ka thënë se me pikëllim ka marrë lajmin sot për vdekjen e profesorit, dizajnerit grafik, dhe autorit Shyqri Nimanit.

Sipas tij, profesor Nimani është figura qenësore e fillesave dhe zhvillimit të dizajnit grafik në Kosovë si fushëveprim, ku ka qenë edhe bartës i proceseve të ngritjes profesionale e arsimore të gjeneratave të reja të kësaj fushe në vend.

“Si figurë kozmopolite, ishte nxitësi dhe organizatori kryesor në themelimin e Galerisë Kombëtare të Kosovës, dhe të koleksionit të saj. Autor i shumë veprave mbi dizajnin grafik, tipografinë dhe artin në përgjithësi. Në mesin e shumë kontributeve dhe veprave, profesor Nimani do të mbahet në mend edhe si kaligrafi i deklaratës origjinale të pavarësisë së Republikës së Kosovës që është nënshkruar më 17 shkurt 2008. Me shumë kujdes dhe pasion puna e profesor Nimanit ka vazhduar e pandërprerë deri në ditët e fundit të jetës së tij”, ka shkruar Kurti në llogarinë e tij në Facebook.

Ai iu ka shprehur ngushëllime familjarëve, të afërmve dhe gjithë komunitetit kulturor.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat