Gjonbalaj: Një shkrepsë e dhezë komplet Ballkanin

Aktuale

Gjonbalaj: Një shkrepsë e dhezë komplet Ballkanin

Më: 22 qershor 2023 Në ora: 21:13
Afrim Gjonbalaj

Ish-gazetari Afrim Gjonbalaj, duke u përgjigjur në pyetjen e analistit Blerim Gashi në lidhje me qendrimin neutral të KFOR-it në veri, tha se situata është e njejtë me Maqedoninë e Veriut, në 2001, kur ndodhi konflikti, ku pala kosovare thoshte se keni hyrë në territorin tonë kurse pala maqedonase thoshte se kemi qenë në teritorin tonë pasiqë nuk ishte ende i definuar kufiri.

Ai tutje tha se duhet të bëhet demarkacioni i vijës kufitare me Serbinë, të shihet se ku është kufiri saktë.

“Problemi është që NATO-ja nuk është involvuar në dialog dhe nuk merret me çështje politike. Ata po thonë se policët kanë shkuar atje për të kërkuar kërpudha kurse pala kosovare që ata kanë qenë brenda territorit të Kosovës”, tha Gjonbalaj.

Ai tutje tha se një shkreps e dhez komplet Ballkanin. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat