Dialogu Kosovë-Serbi, pjesë e diskutimit në Këshillin e BE-së

Aktuale

Dialogu Kosovë-Serbi, pjesë e diskutimit në Këshillin e BE-së

Më: 22 qershor 2023 Në ora: 21:17
Ilustrim

Nëse s’do të ketë marrëveshje për de-eskalim të situatës në veri të Kosovës, Bashkimi Evropian pritet të marrë vendim për vendosjen e sanksioneve ndaj palëve në dialog, të hënën e javës që po vjen.

Sipas raportimeve, vendimi për sanskione pritet të merret në takimin e Këshillit për Politikë të Jashtme të Bashkimit Evropian, që do të mblidhet më 26 qershor.

Siç është konfirmuar edhe në agjendën zyrtare të këtij takimi, çështja e dialogut në mes të Kosovës dhe Serbisë pritet të jetë temë diskutimi.

Bashkimi Evropian ka disa ditë që ka propozuar planin e tyre tre pikësh, që kërkon kryerje të detyrave nga kryetarët e komunave veriore në objekte alternative, reduktim të policisë në objekte të komunave dhe gjithashtu nga Serbia heqjen dorë nga përkrahja e grupeve radikale dhe organizim të zgjedhjeve të reja.

Këtë plan tre pikësh të BE-së e përkrah edhe SHBA, duke konsideruar se është rruga më e mirë përpara. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat