Ministrja Gërvalla: Dhuna në veri ka qenë e qëllimshme dhe e planifikuar

Aktuale

Ministrja Gërvalla: Dhuna në veri ka qenë e qëllimshme dhe e planifikuar

Më: 22 qershor 2023 Në ora: 21:29
Donika Gërvalla

Zëvendës Kryeministrja dhe Ministrja e Punëve të Jashtme të Kosovës, Donika Gërvalla sonte në emisionin Contex, ka debatuar me gazetarin Leart Hoxha lidhur me situatën në veri.

Gërvalla ka thënë se dhuna në veri ka qenë e qëllimshme dhe e planifkuar.

Kjo dhunë ka qenë e qëllimshme dhe e palnifkuar. Është drejtuar kundër ushtarëve të KFOR-it, Policisë dhe gazetarëve. Dhuna që ka shqetësuar shtetet anëtare të NATO-s në asnjë moment nuk është ushtruar as nga përfaquesit e Institucioneve tona e as nga qytetarët e Kosovës, por kanë qenë në shumicë të madhe, persona që kanë ardhur nga Serbia, të cilët në mënyrë të ashpër i kanë sulmuar NATO-n.

Prandaj, se kur dhe si do të ndalet dhuna e cila as nuk është shkaktuar e as nuk është provokuar nga vendi ynë, është një çështje e gjatë por që nuk e ka në dorë Qeveria e Kosovës”, ka thënë tutje Gërvalla.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat