Haradinaj: Sa të jemi gjallë ne, s’do të ketë luftë në Kosovë

Aktuale

Haradinaj: Sa të jemi gjallë ne, s’do të ketë luftë në Kosovë

Më: 22 qershor 2023 Në ora: 21:38
Ramush Haradinaj

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj, ka thënë se nuk do të ketë luftë në rajon, se paku sa të jetë gjallë kjo gjeneratë.

Ai tha se është Amerika këtu dhe nuk do të ketë luftë në Kosovë.

“Sipas bindjes sime kurrë nuk do të ketë luftë në rajon, është kry lufta. Kurrë s’po them, por jo sa jem gjallë na, nuk po them që në 50 vjetët që vijnë do të ketë luftë. Është Amerika, është ushtari amerikan dhe nuk ka me ndodh një luftë”, ka thënë Haradinaj.

Përkundër kësaj, thtoë se edhe pa luftë do të ketë pasoja për Kosovën, pasi një ngërç si i Veriut ka pasojë të tjera për vendin.

Thotë nuk është vetëm lufta që dëmton një shtet e shoqëri.

“Unë mendoj që është situatë shumë e rrezikshme, nuk vdesin popujt veç prej luftërave, nuk dobësohen popujt vetëm prej luftërave. Kosovën që e kemi sot që e gëzojmë lirinë, demokracinë, mediat e lira, i kemi ndërtu edhe me aleatet SHBA-të, BE-në”, ka thënë Haradinaj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat