Deputetja e LDK-së: Kurti po vepron si Thaçi

Aktuale

Deputetja e LDK-së: Kurti po vepron si Thaçi

Më: 22 qershor 2023 Në ora: 21:41
Albin Kurti dhe Hashim Thaçi

Deputetja e LDK-së, Valentina Bunjaku thotë se Kryeministri Kurti po vepron njëjtë sikurse Hashim Thaçi gjatë qeverisjes.

Sipas saj, kur nuk kishte çfarë të bënte në zhvillimin ekonomik, Thaçi bënte trazira në veri.

“Sinqerisht unë jam shumë skeptike në rezultatin që do të sjell zoti Kurti sepse kështu në këtë rast, edhe qeveritë e kaluara, Qeveria Thaçi njëjtë bënte. Kur nuk kishte çfarë të bënte për zhvillimin ekonomik shkonte në veri dhe bënte një trazirë dhe e zgjonte emocionin qytetarë karshi Serbisë”, tha për Fo Bunjaku.

Janë pro shtrirjes së sovranitetit, thotë Bunjaku, por duke qenë në bashkëpunim edhe me aleatët ndërkombëtarë.

“Secili prej nesh jemi të interesuar që të shtrijmë sovranitetin në veri sepse Republika e Kosovës nuk duhet të preket asnjë pëllumb se tek e fundit për këtë republikë kanë derdh gjak shumë heronj e shumë familje kanë mbetur pa të dashurit e tyre, dhe falë tyre na sot jetojmë të lirë, por duke e pasur parasysh Kosovën si shtet i ri është dashur që të koordinohet me aleatët tanë ndërkombëtarë”, u shpreh ajo.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat