Zv.ministri i Financave e ofendon deputeten e LDK-së, ja si e quan

Aktuale

Zv.ministri i Financave e ofendon deputeten e LDK-së, ja si e quan

Më: 22 qershor 2023 Në ora: 22:19
Resul Makreshi

Zëvendësministri i Financave, Resul Makreshi, ka reaguar ashpër ndaj deputetes së Lidhjes Demokratike të Kosovës, Valentina Bunjaku-Rexhepit, duke e quajtur lopë.

Ai e ofendoi deputeten e partisë opozitare pasi kjo e fundit në një video të publikuar dëgjohet që e quan me një term racist deputetin e Lëvizjes Vetëvendosje, Adnan Rrustemi duke i thënë me “magjup”.

“Lopa n’aksion! ‘LDK-ja e kulturës dhe institucioneve’, aspak e çuditshme gjuha e saj e poshtër, por e çuditshme se si të tillët arrijnë këtu për ta përfaqësuar popullin.

Phuu..!”, shkroi Makreshi në profilin e tij në Facebook.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat