Haradinaj: Nuk dua të bëhem kryetar qeverie

Aktuale

Haradinaj: Nuk dua të bëhem kryetar qeverie

Më: 22 qershor 2023 Në ora: 22:22
Ramush Haradinaj

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), ka thënë se nuk ka ambicie për ta marrë pozitën e kryeministrit, nëse përmes mocionit rrëzohet Albin Kurti.

Ai ka kërkuar nga pjesa tjetër e opozitës, PDK dhe LDK që të përkrahin mocionin e ta rrëzojnë Kurtin, siç thotë ai “për shkak të rrezikut që i kanoset Kosovës”.

Ai ka thënë se do të binin dakord për një kandidat për kryeministër, qoftë edhe nga radhët e VV-së nëse pranon pikat e koalicionit që janë kthimi i besimit të aleatëve, dëpërshkallëzimi i situatës në Veri.

Ju siguroj që mocioni nuk është për pushtet, nuk jam kandidat dhe nuk do të jem kandidat për kryetar qeverie, kur të rrëzohet Kurti jam i hapur për këdo që biem dakord ne bashkë. Do ta bëjmë një plan disa pikash, kthimin e besimit të aleatëve tanë, depërshkallëzimin e situatës, fokusim ekonomik dhe anëtarësim në NATO”, ka thënë Haradinaj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat