Haradinaj: Nuk e di çfarë shpërblimesh merr Kurti

Aktuale

Haradinaj: Nuk e di çfarë shpërblimesh merr Kurti

Më: 22 qershor 2023 Në ora: 22:32
Ramush Haradinaj

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), e ka akuzuar kryeministrin e Kosovës, Albin Kurtin, që është në “agjendë të Serbisë”.

Haradinaj  tha se nuk e dinë se “çfarë shpërblimesh merr Kurti nga Serbia”.Sipas tij, Kurti me veprimet e tij “po i shërben vetëm Serbisë dhe miqve të saj”.

Unë mendoj që ky është në agjent të Serbisë. Cili njeri shqiptar i Kosovës, kushdo qoftë, kur ta bën matematikën që kryeministri i Kosovës e pruni situatën mos me na besu institucionet euro-atlantike ata që e kanë bë bombardimin e 24 marsit 1999"-shtoi ai.

"Albin Kurti e pruni punën me na ndëshku, kujt i shërben kjo, veç Serbisë dhe miqve të Serbisë. Krejt këto shërbime ky njeri ia ka ba Serbisë. Nuk e di qysh e shërben Serbia këtë, por pa njërin e saj nuk kish mujt me bë”, ka thënë Haradinaj  në pressing.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat