Gjuha e deputetes Bunjaku, reagon ish-deputeti Veton Berisha

Aktuale

Gjuha e deputetes Bunjaku, reagon ish-deputeti Veton Berisha

Më: 22 qershor 2023 Në ora: 22:35
Veton Berisha

Seanca e sotme e Kuvendit është përcjell me debate të ashpra e madje edhe në fyerje. Mos përfillja e fjalimit të deputetes së LDK-së Valentina Bunjaku nga deputeti i Vetëvendosjes, Adnan Rrustemi ka nervozuar deputeten e LDK-së. Kjo e fundit madje ka përdorur edhe gjuhë fyese.

“Mshele gojën magjup”, dëgjohet duke thënë Bunjaku, pikërisht ndaj kësaj ka ish-deputeti i Kuvendit të Kosovës, nga radhët e komuniteti egjiptian, Veton Berisha.

Përmes një shkrimi në Facebook, ai ka thënë se “Gjuha RACISTE në Parlamentin e Republikës së Kosovës nga ana e deputetes Valentina Bunjaku është e pa pranueshme, lënduese dhe aspak etike”.

Tutje ai shprehet se “Kjo gjuhë është e “gërditshme” dhe nuk duhet toleruar ! Pres kërkim falje të deputetes dhe distancimin e LDK-së nga kjo gjuhë!”.

“Kjo ndodhë në vendin e demokracisë vetëm dy ditë para “24 Qershorit” ditës Nacionale të komunitetit Egjiptian të Kosovës”, shkroi ai.

Berisha është shprehur i zhgënjyer edhe nga mos reagimi i kryeparlamentarit e deputetëve të komuniteteve.

“Për çudi asnjë reagim i menjëhershem nga kryetari i kuvendit dhe nga deputetët e komuniteteve në Kuvend!”

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat