Policia e konfirmon sulmin në qendër të Mitrovicës së Veriut

Aktuale

Policia e konfirmon sulmin në qendër të Mitrovicës së Veriut

Më: 22 qershor 2023 Në ora: 22:47
Ilustrim

Dy persona janë sulmuar në sheshin e Mitrovicës së Veriut.

Lajmi është konfirmuar nga zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Mitrovicës së Veriut, Veton Elshani.

“Dy persona janë sulmuar në qendër të Mitrovicës së Veriut, që të dy kanë marrë ndihmë mjekësore dhe gjendja e tyre është e mirë”, ka thënë ai.

Ai nuk ka dhënë detaje për motivin e sulmit apo të dhëna për identitetet e personave.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat