Serbia liron Rrahim Musliun pasi e arrestoi për shqiponjën në veturë

Aktuale

Serbia liron Rrahim Musliun pasi e arrestoi për shqiponjën në veturë

Më: 22 qershor 2023 Në ora: 22:54
Ilustrim

Sot është liruar nga arresti Rrahim Musliu.

 Shtetasi i Kosovës i cili ishte arrestuar në Serbi me 24 maj 2023 gjatë kalimit tranzit nëpër Serbi duke u kthyer në Gjermani.

Ai ishte arrestuar nga policia serbe pasi që në pjesën e pasme të veturës së tij kishte vendosur simbolin kombëtar të Kosovës, shqiponjën dykrenare.

Gjykata e Lartë e Beogradit, më 26 maj 2023 i kishte shqiptuar masën e paraburgimit për 30 ditë, ndërsa, Prokuroria e Gjykatës së Lartë të Beogradit kishte ngritur akuzë për ‘nxitje të urrejtjes kombëtare, racore dhe fetare,’ të përcaktuar sipas Kodit Penal të Serbisë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat