Pyetja e gazetarit që vuri në “siklet” Donika Gërvallën

Aktuale

Pyetja e gazetarit që vuri në “siklet” Donika Gërvallën

Më: 22 qershor 2023 Në ora: 23:28
Donika Gërvalla dhe Leart Hoxha

“Nëse edhe tri katër shtete në Evropë e kanë problem me ua shpjegu popullit dhe parlamenteve të veta, pse djemtë e tyre vinë në Kosovë dhe lëndohen dhe plagosën, pyetja është, a e keni ndërmend, a jeni duke e shqyrtuar me e tërheqë atë Lulzim Hetemin e shkretë prej atje?”.

Kjo pyetje e moderatorit të emisionit Leart Hoxha, duket se e vuri në “siklet” ministren Gërvalla.

Nëse ky emision do të ndërtohet në këtë formë, unë shumë me kënaqësi mund t’i bëjë unë pyetjet e mia dhe mund ta ndërrojmë rolin, mund të ju pyes për opinionet tuaja se vërtetë do më interesonte shumë që t’i dëgjoja, por nëse doni të dëgjoni opinionin tim rreth asaj se çfarë ka ndodhur dhe pse janë të shqetësuara shtetet, edhe për dhunën e ushtruar…”, iu drejtua Gërvalla gazetarit Hoxha, deri sa ky i fundit e ndërpreu sërish duke i thënë se dëshiron ta dëgjojë qëndrimin e saj dhe jo opinionin.

“Nuk po më duhet opinioni i juaj por qëndrimi. Jeni zëvendës kryeministre. Për opinione unë kam tjera kategori të njerëzve që i ftoj”, ishte kërkesa e gazetarit Hoxha për ministren Gërvalla. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat