Haxhiu-Kurtit: Çka do t’i thuash Lulzim Hetemit, pasi je marrë vesh me Vuçiqin për zgjedhjet e reja?

Aktuale

Haxhiu-Kurtit: Çka do t’i thuash Lulzim Hetemit, pasi je marrë vesh me Vuçiqin për zgjedhjet e reja?

Më: 23 qershor 2023 Në ora: 07:25
Deputeti i PDK-së, Bekim Haxhiu

Deputeti i PDK-së, Bekim Haxhiu ka reaguar pas takimit të kryeministrit Albin Kurti në Bruksel me shefin e diplomacisë së BE-së, Josep Borrell.

Haxhiu ka kërkuar sqarim nga Qeveria, se “përse e gjithë kjo dramë për të mbajtur sërish zgjedhje në veri.”

Ai gjithashtu ka pyetur Kurtin se çka do t’i thotë Lulzim Hetemi, kryetarit të Leposaviqit, pasi që janë marrë vesh me Vuçiqin për zgjedhje të reja.

Deputeti i PDK-së ka komentuar edhe vendimin e ARBK-së për Klan Kosovën, ku ka thënë se “nuk mundet e as nuk guxon në një shtet demokratik motra e një deputeti në emër të Qeverisë me mbyll një televizion.”

Postimi i plotë:

Qeveria Kurti nuk tërhiqet nga mbyllja e Klan Kosovës e në anën tjetër tërhiqet nga veriu duke u marr vesh me Vuçiqin për zgjedhje të reja!

Nuk mundet as nuk guxon në një shtet demokratik motra e nje deputeti në emër të Qeverisë me mbyll një televizion.

Kuvendi i Kosovës duhet të mblidhet urgjentisht në seancë të jashtëzakonshme për të diskutuar për vendimin e ARBK-s dhe për të kërkuar shkarkimin e ministres Rozeta Hajdari për shkleje të Kushtetutës, cenim të lirisë së medias dhe nderhyrjes së saj në vendimarrjen e institucioneve të pavarura.

Qeveria të sqaroj përse e gjithë kjo dramë për të mbajtur sërish zgjedhje në veri.

Çka do t’i thotë Albin Kurti nesër Lulzim Hetemit, se jam marr vesh me Vuçiqin që ti me dhanë dorëhqje?!

Kushtetuta e Kosovës

Neni 42 [Liria e Medievel

1.Garantohet lira dhe pluralizmi i medieve.

2.Censura është e ndaluar!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat