Pula: Themelimi i Asociacionit do të nënkuptonte betonizimin e Serbisë institucionale brenda Kosovës

Aktuale

Pula: Themelimi i Asociacionit do të nënkuptonte betonizimin e Serbisë institucionale brenda Kosovës

Më: 23 qershor 2023 Në ora: 08:51
Shqiprim Pula

Njohësi i marrëdhënieve ndërkombëtare, Shqiprim Pula, thotë se po insistohet që të themelohet Asociacioni për Komunat me Shumicë Serbe brenda këtij viti, në mënyrë që të arrihen dakordime dhe për t’i respektuar marrëveshjet e të kaluarës.

Pula, tha se nëse gjatë rrugëtimit politik janë bërë gabime, nuk duhet të ndiqet e njëjta rrugë për t’i shtuar gabimet e radhës.

“Në vitin që vjen, në maj do të kemi zgjedhje në shtetet anëtare të Unionit Evropian, më pastaj në nëntor do të kemi zgjedhje edhe në Amerikë, prandaj edhe po insistohet që të bëhet Asociacioni brenda këtij viti, të arrihen dakordimet për t’i respektuar marrëveshjet e së kaluarës. Por nuk duhet harruar që nëse ne kemi bërë një rrugëtim, i cili ka rezultuar i gabueshëm jo domosdoshmërish ose fare nuk duhet ndjekur të njëjtën rrugë për të shtuar gabimet e radhës”, tha ai.

Sipas Pulës, themelimi i Asociacionit do të nënkuptonte betonizimin e Serbisë institucionale brenda Kosovës.

“Themelimi i Bashkësisë së Komunave me Shumicë Serbe do të nënkuptonte betonizimin e Serbisë institucionale brenda Kosovës. Më pastaj ajo do të ketë pasoja edhe në funksionalitetin e shtetit të Kosovës në tërësi, por në veçanti në pjesët ku do të parashihet shtrirja horizontale e kësaj krijese. Prandaj do të nënkuptohej që veriu do të rimerret nën kontrollon në mënyrë institucionale nga ana e Serbisë zyrtare dhe ana tjetër edhe betonizimi i aspektit religjioz në Kosovë përmes Kishës Serbe Ortodokse. Janë këto dy karta në dorën e Serbisë për të cilat po insiston, për të betonizuar Serbinë brenda Kosovës, në njërën anë në aspektin religjioz dhe në anën tjetër në aspektin institucional”, tha njohësi i marrëdhënieve ndërkombëtare.

Ai shtoi se çdo qeveri që vjen në pushtet duhet të ketë kujdes në hapat që ndërmerren për temën e Asociacionit.

“Çdo qeveri duhet të ketë kujdes se çfarë hapash po ndërmerren në drejtim të kësaj teme, pra për Bashkësinë e Komunave me Shumicë Serbe”, tha ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat