Alija: Kemi një të arrestuar si i dyshuar për maltretimin e të burgosurve në masakrën e Dubravës

Aktuale

Alija: Kemi një të arrestuar si i dyshuar për maltretimin e të burgosurve në masakrën e Dubravës

Më: 23 qershor 2023 Në ora: 08:58
Amer Alija

Amer Alija nga Fondi për të Drejtën Humanitare bën të ditur se ende nuk ka një gjykim lidhur me masakrën e Dubravës.

Ai theksoi se një person është arrestuar si i dyshuar për maltretimin e të burgosurve në këtë masakër.

Për momentin nuk kemi një gjykimlidhur me këtë masakër, por e kemi një person i cili është arrestuar si i dyshuar, i cili ka marrë pjesë në maltretimin e të burgosurve. Tani nuk e di Prokuoria nëse ka gjetur mjaftueshëm prova që ta akuzojë edhe për pjesëmarrje në vrasjen e të burgosurve. Pra është një person i cili është arrestuar disa muaj më parë dhe hetimet janë duke vazhduar, pra ende ndaj tij nuk është ngritur ndonjë aktakuzë”, deklaroi ai.

Masakra e Burgut të Dubravës është kryer nga 19 deri më 24 maj të vitit 1999.

Brenda burgut janë vrarë 160 të burgosur shqiptarë dhe janë plagosur më shumë se 300 të tjerë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat