Edhe sot protestë në Graçanicë, bllokohet rruga

Aktuale

Edhe sot protestë në Graçanicë, bllokohet rruga

Më: 23 qershor 2023 Në ora: 10:22
Graçanicë

Sot në mesditë në Graçanicë do të mbahet protesta e tretë me radhë, siç pretendohet “për shkak të arrestimit të Dragisha Milenkoviqit nga Kishnica”, për të cilin dyshohet se ka kryer krime lufte ndaj të burgosurve në qendrën e paraburgimit në Lipjan para luftës në Kosovë.

Në të njëjtën kohë, qytetarët e Graçanicës dhe rrethinës së saj ofrojnë mbështetje për të gjithë serbët e veriut të Kosovës të cilët janë arrestuar për shkak të huliganizmit dhe sulmeve ndaj gazetarëve në Leposaviq.

Si pasojë e protestës në Graçanicë, është mbyllur përkohësisht për qarkullim rrugan Prishtinë – Gjilan. Policia përmes një njoftimi dje, ka bërë thirrje që shoferët me automjete të shfrytëzojnë rrugë tjera alternative.

Ndryshe, Gjykata në Prishtinë i ka caktuar Dragisha Millenkoviqit masën e paraburgimit prej 30 ditësh.

Ai u arrestua të mërkurën rreth orës 10:00 nga Policia e Kosovës Në shtëpinë e tij familjare në Kishnicë është bërë bastisje dhe me atë rast është gjetur një sasi e caktuar armësh.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat