Analisti tregon se si mund të zgjidhet çështja e veriut të Kosovës

Aktuale

Analisti tregon se si mund të zgjidhet çështja e veriut të Kosovës

Më: 23 qershor 2023 Në ora: 11:59
Pamje nga tensionet e fundit në veri të Kosovës

Analisti Agim Krasniqi u përplas me anëtarin e Komitetit Ekzekutiv të PDK-së, Adri Nurellari në një intervistë për Euronews Albania teksa diskutonin për tensionet në veri të Kosovës dhe marrëdhëniet e kësaj të fundit me ndërkombëtarët.

Teksa gazetarja Esmeralda Mulaj po moderonte debatin dhe falënderoi të ftuarit në lidhje live, Krasniqi e ndërpreu duke shtuar se çështja e veriut të Kosovës po merr zgjidhje.

“Përtej asaj që po shihet në opinionin publik gjërat janë më thellë sepse po e them edhe njëherë, përfundimisht po zgjidhet çështja e veriut të Kosovës. Ose do t’i ofrohet Serbisë, ose do t’i ngelet Kosovës në sovranitetin e plotë.

Me marrëveshje nuk kryhet kjo punë. Serbia nuk e pranon Kosovën në këto kondita që po i paraqet Bashkimi Europian,” – u shpreh Krasniqi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat