Tali ‘shpërthen’ ndaj Matoshit: Ishte komunist jugosllav, tash proamerikani më i madh në botë dhe luftëtar i të drejtave serbe!

Aktuale

Tali ‘shpërthen’ ndaj Matoshit: Ishte komunist jugosllav, tash proamerikani më i madh në botë dhe luftëtar i të drejtave serbe!

Nga: N. Sh. Më: 23 qershor 2023 Në ora: 12:04
Halil Matoshi

Ish-deputeti i Kuvendit të Kosovës, e më vonë edhe ish-këshilltar i Albin Kurtit e Glauk Konjufcës, Driton Tali ka reaguar ndaj Halil Matoshit, për të cilin thotë se, njëherë ishte komunist i devotshëm jugoslav, e tash pas luftës është proamerikani më i madh në botë.

Tali përmes një postimi në Facebook, thotë se Matoshi është bë luftëtar i të drejtave të komunitetit serb në Kosovë.

Ish-deputeti tregon se, dikur Matoshit i pengonte roku dhe kultura perëndimore, duke folur për socializmin dhe rrugën e Titos.

Por, më vonë sipas Talit, ai kërkonte kërkonte krijimin e “Konfideratës Islamike” nga Irani, Turqia e deri në Bosnje.

Pas kësaj, Tali thotë se Matoshi kishte deklaruar se “rinia e Kosovës e sheh perëndimin nëpërmes Beogradit”.

Më poshtë reagimi i plotë:

Halil Matoshi nga Gmica e Gollakut, sa ishte komunist i devotshëm jugosllav, i pengonte roku dhe kultura perendimore. Nuk i mjaftonte Bota e Re dhe Zëri (Rinor), ku na edukonte për socializmin dhe rrugën e Titos por dilte edhe në RTP e na mbante nasihat neve rinisë që t'i bojkotonim "kafiqat" sepse aty shitej dorga, dëgjohej muzikë e shfrenuar dhe rinia degjenerohej. Sidomos exhel ju patën bërë dy "kafiqat" në Prizren, që ishin ballë për ballë, ku njëri mbante emrin e rock legjendës "Janis Joplin" e tjetri komunist legjendës "Lenin". Kjo ishte e papranueshme asokohe për Halil Matoshin sepse e shihte si përdhosje të figurës së të "madhit Lenin".

Pastaj, me 1992, na udhëzonte që ta krijonim "Konfederatën Islamike" nga Irani, Turqia e deri në Bosnje, nëpërmes artikullit "Suzana mbron Sarajevën".

E disa vite më vonë, një medie të Serbisë, i deklaron se "rinia e Kosovës e sheh Perëndimin nëpërmes Beogradit".

Pastaj pas Luftës u bë proamerikani ma i madhi në botë. Liberal demokrat - luftëtar i të drejtave të komunitetit serb i cili i sheh ata të diskriminuar "jo pozitivisht' edhe në Kosovën e Ahtisarit.

Duhet Ahtisiarit me ja marrë Nobelin për këtë trajtim "jo njerëzor" që ja ka bërë komunitetit serb me "Dokumentin" e tij dhe dhënë Halil Matoshit për luftën e tij të paepur për të drejtat e komunitetit serb në Kosovë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat