Policët që u rrëmbyen do të vizitohen sot nga familjarët

Aktuale

Policët që u rrëmbyen do të vizitohen sot nga familjarët

Më: 23 qershor 2023 Në ora: 15:08
Ilustrim

Tre policët kufitarë të Kosovës që u rrëmbyen nga forcat serbe para më shumë se një jave, do të vizitohen për herë të parë nga familjarët e tyre gjatë ditës së sotme.

Ata po mbahen në Qendrën e Paraburgimit në Kralevë, pasi iu është caktuar masa e paraburgimit prej një muaji.

Konfirmimin se një vizitë e tillë do të realizohet e ka dhënë Ministria e Punëve të Jashtme, në një përgjigje për Gazetën Express.

Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, përmes Zyrës Ndërlidhëse të Republikës së Kosovës në Beograd e cila është në komunikim të vazhdueshëm me familjarët dhe zyrtarët policorë, është njoftuar se vizita e familjarëve të policëve të Republikës së Kosovës që po mbahen në Kralevë pritet të zhvillohet gjatë ditës së sotme”, kanë deklaruar nga kjo Ministri.

MPJ ka thënë se është konfirmuar edhe që tashmë janë dërguar medikamentet 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat